Arrestohet “furnitori” i drogës në Tiranë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap me disa doza kanabis, gati për shitje.

Blutë e kryeqytetit në kuadër të operacionit të koduar “Furnitori” vunë në pranga shtetasin K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Të riut iu sekuestrua  edhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

“Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe  një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, sqaron policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“

Zjarr Tv Ad