Arrestohet futbollisti në Gramsh, goditi arbitrin gjatë ndeshjes

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet një futbollist në Gramsh pasi goditi për shkak të detyrës arbitrin e ndeshjes. V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, gjatë zhvillimit të ndeshjes Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.” – njofton policia. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad