Arrestohet hajduti në urbanin e Tiranës së Re, dalin edhe emrat e pasagjerëve që u vodhi portofolat

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisariati nr. 3 i Tiranës më në fund ka denjuar t’i marrë parasysh ankesat e udhëtarëve të linjës së Tiranës së Re, ku hajdutët bëjnë kërdinë me vjedhjen e portofolëve dhe celularëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranë, ky komisariat kreu operacionin “Stacioni i fundit”, prej nga arrestoi një hajdut 42-vjeç, M. Xh. banues në Tiranë, që kishte qënë edhe më parë i dënuar për vjedhje.

Po ashtu, Policia shpalli në kërkim një hajdut tjetër, V. J. 65 vjeç, banues në Tiranë, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje.

Nga pamjet filmike dhe veprimet e tjera hetimore, rezultoi se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin autorë edhe të 5 rasteve të mëposhtme të vjedhjeve të portofolave:

Vjedhjes të portofolit të shtetasit S. J., të ndodhur më datë 28.10.2019;

Vjedhjes të portofolit të shtetases B. D., të ndodhur më datë 28.10.2019;

Vjedhjes të portofolit të shtetases D. S., të ndodhur më datë 05.03.2019;

Vjedhjes të portofolit të shtetases M. K., të ndodhur më datë 24.03.2019;

Vjedhjes të portofolit të shtetases Xh. L., të ndodhur më datë 02.05.2019.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad