Arrestohet ish- drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 ish-zyrtarë të këtij televizioni. Në një njoftim për media, SPAK bën me dije se Gëllçi akuzohet për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrëse në tendera apo ankande publike”. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë rreth 87 milionë lekë të reja (86.908 550 00) të zhvilluar në datën 9 nëntor të 2018 nga RTSH.
Në këtë tender janë konstatuar shkelje ligjore nga 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët gjithashtu kanë rënë në pranga. Të tre vartësit e Gëllçit, A.M, E.M, J.T, akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet ka rezultuar se krahas tyre edhe Gëllçi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ka shpërdoruar detyrën në këtë proçedurë prokurimi.
“Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal. Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal. S*PAK e ka regjistruar proçedimin penal në datën 28 shkurt të 2020. Pas hetimeve u vërtetuan akuzat për shkelje në këtë tender dhe mbrëmjen e sotme SPAK ka bërë arrestimin e tyre, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me B*urg’. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e SPAK. S*PAK e ka regjistruar proçedimin penal për këtë tender në datën 28 shkurt të 2020. Pas hetimeve u vërtetuan shkeljet dhe mbrëmjen e sotme S*PAK ka bërë arrestimin e tyre, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila ka marrë edhe vendimin mbrëmjen e djeshme.
Gëllçi, e mori detyrën si drejtor i përgjithshëm i RTSH në 6 Maj 2016 kurse më 21 maj të këtij viti u lirua nga ky post. Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atëherë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë. Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka. Fillimisht Gëllçi ka punuar si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”, të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai është themelues i gazetës “24 orë”. Po ashtu, ai ka punuar në struktura të larta të qeverisë Meta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit.