Arrestohet ish-Presidenti i UEFA, Michel Platini

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandalet për korrupsion tronditin sërish botën e futbollit. Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është arrestuar për vendimin që i dha të drejtë shteti të Katarit për të organizuar Kupën e Botës 2022.

Ish-kapiteni i Francës u arrestua nga policia franceze të martën në mëngjes në Nanterre, në periferi të Parisit, si pjesë e hetimit të korrupsionit rreth asaj se si u ndanë të drejtat e organizimit të Kupës së Botës 2022.

63-vjeçari ishte president i UEFA-s nga janari i vitit 2007 kur ai zëvendësoi të ndjerin Lennart Johansson dhe u largua në vitin 2015 pasi u ndalua nga futbolli për gjashtë vjet. Më vonë, ky dënim u reduktua në katër pas apelimit të sanksionit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Vendin e francezit në organin qeverisës të Futbollit Europiane e mori Aleksander Ceferin.

Vendimi përfundimtar u mor nga Joseph Blatter, atëherë president i FIFA-s, dhe u pasua nga një sërë ankesash, hetimesh dhe arrestimesh që përfshinë futbollin botëror në krye të pushtetit me zgjedhjen e Gianni Infantino.

Platini ishte gjithashtu indirekt i mbingarkuar nga skandali me akuzën e marrjes nga pagesat e paligjshme të Blatter për konsulencë të kryer në periudhën 1999-2002 që arrinte në 2 milionë franga zvicerane dhe kurrë nuk u pagua deri në vitin 2011. Për këtë arsye francezi mori një skualifikim 8 vjeçar, që më pas u reduktua në 4 vite.

 

Zjarr Tv Ad