Arrestohet në flagrancë hajduti, tentoi të vidhte kasafortën e një dyqani

0
538
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestaur një të dyshuar për vjedhje në Tiranë.

I arrestuari është  Danjel Tafmizi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar edhe më parë për vjedhje.

Tafmizi është kapur në flagrancë ndërsa përpiqej të vidhte kasafortën e një dyqani në pronësi të personit me inicialet N. N, banues në Tiranë.

Sipas policisë, i zoti i dyqanit e ka pikasur dhe ka njoftuar policinë, pas kësaj është bërë menjëherë arrestimi i Tafmizit

Zjarr Tv Ad