Arrestohet në Greqi shqiptari me disa identitete

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 34-vjeçar shqiptar, u arrestua dy ditë më parë sërish në shtetin grek. Për disa vite ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale. Historia nisi në vitin 2010, kur u arrestua në Greqi për trafikim të 150 kg lëndëve narkotike.

Pasi u prangos në vitin 2010, ai u lirua një vit më vonë dhe u kthye në Shqipëri. Në vendin tonë, 34-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ndryshoi emrin dhe të dhënat e tjera. Kështu shprehet një agjent i policisë greke, i cili ka ndjekur rastin e shqiptarit.

Më pas, 34-vjeçari shkoi në Belgjikë. Këtu ai vazhdoi aktivitetin ilegal. Atje ai ishte përfshirë në trafikun e drogës dhe prostituimin e grave. Punët e pista ku ishte përfshirë u zbuluan nga autoritetet belge, të cilat e shpallën në kërkim. Por, shqiptari mundi t’u shpëtonte dhe u arratis. Ai u kthye sërish në Greqi, por duke udhëtuar nga Mynihu i Gjermanisë. Në shtetin grek ai prezantohej me një pasaportë belge. Megjithatë policia mundi ta identifikonte dhe ta arrestonte para dy ditësh. Madje në Greqi kishte edhe një tjetër urdhër-arresti ndaj tij për trafik droge. Shqiptari me disa identitete është dërguar në burgun e Koridhalos, pasi gjykata i vendosi masë shtrënguese sigurie.

Zjarr Tv Ad