Arrestohet në Lezhë i kërkuari për tentativë vrasje

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i kërkuar për vrasje është arrestuar në Lezhë.

40 vjeç me iniciale A. P., po lëvizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë kur u arrestua nga uniformat blu.

Ai u shpall në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi qëlloi me armë zjarri drejt një mjeti me drejtues shtetasin M. F.

“Shtetasi në kërkim A. P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë, po lëvizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë,”-njofton policia.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad