Arrestohet në Rinas turku i kërkuar në Zvicërr për vrasje

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas turk i kërkuar nga Zvicra për vrasje është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Personi i ndaluar është shtetasi turk T. N., 35 vjeç, i kërkuar nga Zvicra për vrasje.

Ndërkohë një shtetas i huaj në listën e personave më të kërkuar në Finlandë është arrestuar po në Shqipëri. Ai figuronte me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar.

Zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, doli  në një  deklaratë për të dhënë bilancin e personave të arrestuar në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Janë kapur dhe arrestuar 45 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga vendet me të cilat ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi.

104 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria janë arrestuar në Itali, Gjermani, Francë, Britani, Hollandë, SH.B.A, Greqi.

Janë kapur dhe ndalur 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Zjarr Tv Ad