Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shtetasi Marios Gogolos u prangos nga forcat e rendit rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”.
35 vjecari banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie) ishte duke udhëtuar drejt fshatit Bularat. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë. Në fakt Marios Gogolos ishte duke udhëtuar me makinë drejt Bularatit bashke me një eurodeputet grek.
Në kufi ai nuk kishte deklaruar që kishte armë me vete, por më pas kur ka hyre në Shqipëri dhe I është bërë kontroll, atij I është gjetur pistolete. Sakaq asnjë problem për eurodeputetin që ka vazhduar rrugën drejt Bularatit pasi janë bërë verifikimet e rastit.