Arrestohet në Vlorë 57-vjeçari, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka arrestuar një 57-vjeçar, i shapllur në kërkim ndërkombëtar pasi drejtësia italiane e ka dënuar me 10 vite burg.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K. P., me banim në Tepelenë”, sqaron policia.

Shtetasi K.P ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, në Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, në vitin 2017 e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Pas procedurave, 57-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.

 

Zjarr Tv Ad