Arrestohet njeriu më i kërkuar në Itali

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bosi mafioz i Camorras, i superkërkuari Marco Di Lauro është kapur dje në periferi të Napolit. Ishte në kërkim prej rreth 14 vitesh, Di Lauro ishte personi i dytë më i rrezikshëm i kërkuar në Itali pas Matteo Messina Denaro. Kur policia hyri në shtëpinë e tij, ai ishte duke ngrënë makarona. Kapja e tij mund të lidhet me vrasjen e disa femrave që ndodhi në Milito, ku është përfshirë një i mbrojtur special, në të kaluarën i afërt i klanit. Djali i katërt i bosit Paolo Di Lauro ishte në kërkim që nga 7 dhjetori 2004, kur ai i shpëtoi operacionit të policisë ‘nata e prangave’, në të cilin rreth një mijë agjentë pushtuan Scampian dhe Secondiglianon dhe ekzekutuan 53 urdhra arresti.

Ai është i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Attilio Romano, i vrarë gabimisht në janar të vitit 2005 gjatë gjakmarrjes së parë të Scampias.

Di Lauro ishte në kërkim me akuzën për organizatë kriminal e tipit mafioz dhe krime të tjera dhe që nga viti 2006 ishin zhvilluar kërkime edhe në nivel ndërkombëtar.

 

 

 

Zjarr Tv Ad