Arrestohet për inceneratorët, “Miku i Veliajt”, biznesmeni Arben Dervishaj

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve dhe mes të arrestuarve është biznesmeni Arben Dervishaj, për të cilin PD shprehet se është miku i Erion Veliajt.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër arreste për aferën e inceneratorëve, konkretisht për inceneratorin e Fierit. 5 persona kanë rënë në pranga deri tani.

Po ashtu mësohet se mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është dhe Mirel Mërtiri.

Arben Dervishi është pronari i kompanisë “Ave Consulting”. Kjo kompani ishte mbikëqyrëse për punimin e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Pak kohë më parë, Partia Demokratike ka denoncuar se kompania ka marrë punë të shumta publike nga bashkia e Tiranës dhe ka shkelur ligjin duke miratuar fatura fiktive. Belind Këlliçi deklaronte se firma ka lidhje të ngushta me kryebashkiakun e kryeqytetit Erion Veliajn dhe përmendi kontratat e lidhura me bashkinë e Tiranës.

“…Duhet të dini se prej vitit 2016, rastësisht në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera me inceneratorët, ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet ‘Ave Consulting’.

Kompani, ‘Ave Consulting’, e cila ka miratuar çdo faturë e situacion për këto kompani dhe ndërkohë ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit që në 31 mars të vitit 2021, e ndërkohë jemi në Korrik të vitit 2022 dhe inceneratori i Fierit, ende nuk është në punë dhe funksional”, tha Këlliçi.

“Njëlloj si ne rastin e inceneratoreve, me të tjerë prestanome, famëkëqinj dhe ata tashmë, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. Por, afera e re as nuk fillon këtu dhe as mbaron këtu. ‘Ave Consulting’ është kompania që ka certifikuar edhe projekte te tjera te zhurmshme në Tiranë, nga studimi per prishjen e Teatrit Kombëtar e deri tek dhurimi i projektit per Unazën e Re. Te gjitha këto akuza, faktohen përmes Kontratës së sponsorizimit me nr. 3625/2 Prot, datë 25.05.2018 mes “Ave Consulting” shpk dhe ARRSH si dhe Kontratës me nr.42516/16 prot, datë 19.12.2019, lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe një bashkimi operatorësh konsulentë, mes tyre dhe “Ave Consulting” shpk”, deklaroi Këlliçi.

Zjarr Tv Ad