Arrestohet për korrupsion mjeku në Tiranë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Ilir Hoxha ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Bëhet me dije se mjeku ka rënë në pranga pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.

Hoxha akuzohet se bashkë me mjekë të tjerë merrnin 50 mijë deri në 100 mijë lekë të vjetra e ndërmjetësonin për qytetarët që donin të bënin tamponin për Covid-19. Operacion i cili u zhvillua në 2020.

Zjarr Tv Ad