Arrestohet për trafik droge ish-futbollisti

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhon Viafara, ish-futbollist i Premierligës dhe i La Ligës, është arrestuar si i dyshuar për trafik droge. 40-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sauthemptonit dhe Porsmuthit në Angli si dhe Real Sociedadit në La Liga, iu vunë prangat në qytetin kolumbian të Kalit, pas një operacioni të DEA-s amerikane me policinë lokale. Viafara dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, që ka transportuar 4 ton kokainë në SHBA. Kolumbiani dyshohet të jetë anëtar i një karteli lokal të drogës. 40-vjeçari ka luajtur edhe 34 ndeshje me Kombëtaren e Kolumbisë në vitet 2003-2010. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.

Zjarr Tv Ad