Arrestohet politikani, po shkonte në aeroportin turk

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një politikan nga Kashmiri i administruar nga India, është bërë e ditur të jetë arrestuar në Nju Delhi, dhe është dërguar sërish në këtë rajon, transmeton BBC.

Shah Faesal, ka qenë një nga politikanët e paktë të Kashmirit, që nuk ishte ndaluar pas vendimit kontravers të Indisë, për t’i hequr statusin special Kashmirit që drejton.

Agjencia e lajmeve, PTI, ka cituar disa zyrtarë të kenë thënë se ai është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi, teksa ka tentuar të niset drejt Turqisë.

Prej kur është marrë vendimi i qeverisë indiane për anulim të Artikullit 370, që i ofron më shumë autonomi Kashmirit, qindra persona janë ndaluar në këtë zonë.

Ne mesin e tyre ka politikanë, aktivistë, akademikë dhe liderë biznesorë. Për Kashmirin kanë pretendime si India ashtu edhe Pakistani, derisa rebelët e pozicionuar nën administratën indiane kanë kryer kryengritje për dekada.

Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej përfundimit të rendit britanik më 1947. /Rel/

Zjarr Tv Ad