Arrestohet porositesi i vrasesit te Devi Kasmit

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është zbuluar identiteti i porositësit të vrasjes së Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë.  I arrestuari është Aurel Hoxhallari 41 vjeç, i cili u arrestua në banesën e tij në periferi të Tiranës.  Aurel Hoxhallari është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015  së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015  në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.  Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. 41-vjeçari Aurel Hoxhallari ka rënë sot në prangat e Policisë së Tiranës për magazinë me drogë, armë dhe mina me sahata që u zbulua në periferi të kryeqytetit. Burime konfidenciale nga policia thonë se në shtëpinë që përdorej si magazinë u sekuestrua rreth 300 kg kanabis sativa, arsenal armësh dhe minash të telekomanduara. Mësohet se ndaj Aurel Hoxhallarit po hetohet edhe si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është herët për të dalë në një konkluzion të tillë.

Zjarr Tv Ad