Arratia e reperit Noizy, pas shpalljes së tij në kërkim nga policia e Kosovës, ka zgjatur vetëm dy ditë. Reperi është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin.
Reperi ishte në kërkim për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë, pasi bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.
Rigels Rajku është arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës pasi u ndalua nga një postobllok policie. Rajku po shkonte për të performua në një klub nate.
Reperi u arrestua së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshojë urdhër arrest për ta.
Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.
Kujtojmë se dje Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në mënyrë që të arrestojë edhe reperin e njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. Sipas policisë së Kosovës, Stresi është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”.
Vetë ai është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj personazhit të njohur si Medi Iseni, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë.