Arrestohet serbi, dyshohet për krime lufte në Lipjan

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Lipjanit.

Në të njëjtën kohë, Prokuroria kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë masën e paraburgimit për personin me inicialet G.S.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar, se i dyshuari më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, se bashku me të dyshuar të tjerë, pjesëtarë të njësive rezervë të ushtrisë dhe policisë serbe, gjatë një ofenzive kundër popullsisë civile në komunën e Lipjanit dhe rrethinë, përmes përdorimit e forcës ushtarake, plaçkitjes, dhunës dhe frikësimit, i kanë dëbuar popullsinë civile nga shtëpitë e tyre, pastaj nga familjet të cilat po përpiqeshin të largohen. Të pandehurit, i kanë ndarë dhjetra persona, të cilët më pas i kanë vrarë”.

Mbi bazën e këtyre veprimeve, Prokuroria Speciale, ka ngritur akuzën për “krime lufte ndaj popullsisë civile”.

 

Zjarr Tv Ad