Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia ka sekuestruar 15 doza kokainë në Vlorë dhe 350 euro të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike gjatë operacionit antidrogë “Dhërmiu”.
Ndërsa është vënë në pranga edhe poseduesi i lëndës narkotike.
Uniformat blu arrestuan 37-vjeçarin nga Tirana me iniciale A. K.
“Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike,”-raporton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.