Arrestohet tregtari shqiptar, kokainë rrugëve të Italisë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tregtar i ri droge 21 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, u arrestua nga policia italiane natën e së mërkurës në Venecia. I riu me iniciale M.G, u pikas nga policia për shkak të lëvizjeve të tij të dyshimta. Mediat lokale italiane shkruajnë se i riu ishte i veshur me veshje të errëta, me kapuç në kokë endej rreth e rrotull sikur donte të mos ndiqej. Sapo pa agjentët e policisë, u përpoq të arratisej, por u bllokua dhe u identifikua. Nga kontrollet e kryera në policisë, rezultoi se 21 vjeçari kishte procedime të shumta në lidhje me posedimin e lëndëve narkotike. Pas kontrollit, atij ju gjetën 13 doza kokainë, 547 euro para të gatshme si dhe një kartë telefonike SIM. Ai u vendos nën arrest shtëpiak në pritje të vendimit përfundimtar nga gjykata.

 

 

Zjarr Tv Ad