Arrestohet zjarrfikësi në Pukë, iu gjet arsenal armësh në shtëpi

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Polica e Pukës, ka vënë në pranga një punonjës të zjarrfikëses së këtij qyteti, pasi iu gjet një arsenal armësh në banesë.

I arrestuari është Marjan Gjekaj, 48-vjeç banues në Pukë.

Në banesën e zjarrëfikësit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 686 copë fishekë automotiku, 374 copë fishekë Pistolete TT, 4 copë krehëra automotiku dhe një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtjeshme.

Zjarr Tv Ad