Arrihe marrëveshja për mardhëniet pas largimit nga BE të Britanisë së Madhe

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Theresa May ka përshëndetur projekt-marrëveshjen e BE-së mbi marrëdhëniet pas Brexit dhe e konsideron atë si të drejtë për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

Kështu njoftoi me një deklaratë të shkurtër zyra e kryeministres britanike. Deklarata politike – duke përshkruar se si do të funksionojë tregtia, siguria dhe çështjet e tjera – është “rënë dakord në parim”, thotë Këshilli Europian. Londra dhe Brukseli tashmë kanë rënë dakord me draftin e kushteve të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 29 mars të 2019-s.

Kryeministrja May pritet të sqarojë deputetët. Ajo fillimisht njoftoi kabinetin qeveritar për marrëveshjen e arritur me anë të një video-konferencë, dhe tha se akordi “respekton votën e referendumit”.

“Qytetarët Britanikë dëshironin që kjo të ndodhte. Ata duan një marrëveshje të mirë që na vendos ne në rrugën e një të ardhmeje më të mirë. Kjo marrëveshje është brenda kërkesave tona dhe unë jam e përkushtuar ta përmbush atë”, u shpreh May.

Ndërkohë, javën e kaluar, Britania e Madhe dhe BE ranë dakord për një marrëveshje tërheqjeje ligjore me 585 faqe, duke mbuluar “faturën e divorcit” të Britanisë së Madhe prej 45 miliardë eurosh, të drejtat e qytetarëve pas BREXIT dhe çështjen e mprehtë të “kufirit” të Irlandës së Veriut – si të shmanget nevoja për një kufi fizik në ishullin e Irlandës. Ndërsa, deklarata politike është një dokument i veçantë dhe shumë më i shkurtër, duke përcaktuar aspiratat e gjera për llojin e marrëdhënieve që Mbretëria e Bashkuar dhe BE do të kenë pas BREXIT dhe nuk është ligjërisht e detyrueshme. Disa nga formulimet i lejojnë të dy palët të mbajnë opsionet e tyre të hapura.

 

Zjarr Tv Ad