ARRSH: Hapet autostrada Tiranë-Durrës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është hapur autostrada Tiranë-Durrës në segmentin rrugor Kaza Itali-Mbikalim Kashar.

Qarkullimi normal në të dyja drejtimet ka nisur prej mesnatës së sotme.

“Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.

Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ARRSH i kërkon ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve, duke i falenderuar për mirëkuptimin.

Po ashtu ARRSH thotë se punimet përfunduan para afatit të caktuar, kjo edhe falë punës së kompanisë dhe ekipit të saj.

Zjarr Tv Ad