Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se punimet në rrugën e Rinasit, të cilat prej disa kohësh kanë devijuar trafikun, do të përfundojnë ditën e nesërme. ARRSH kërkon që të respektohet në mënyrë rigoroze sinjalistika provizore.
“Vazhdon me ritme të shpejta puna për rehabilitimin e segmentit rrugor “Universiteti Epoka-Rinas”. Sipas grafikut të ecurisë, punimet e Fazës së Dytë priten të mbarojnë ditën e diel, kjo edhe në varësi të kushteve të motit .Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet në njoftimin e ARRSH.