Reshjet e dëborës janë rikthyer në vend, sidomos në zonat malore.
Në Bulqizë reshjet e dëborës janë të shoqëruara me erë të fortë dhe temperatura të ulëta.
Po ashtu dhe në zonën e Korçës.
Deri në -5 gradë Celcius zbritën temperaturat këtë mëngjes duke rikthyer edhe ngricat në rrugët nacionale dhe rurale.
Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton gjithë drejtuesit për akset problematike ku duhen përdorur zinxhirë.
Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës gjatë natës ka pasur reshje shiu. Nuk paraqiten probleme në qarkullimin e mjeteve.
Në Qarkun Korçë, gjatë natës ka pasur reshje të dobëta dëbore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset.
Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.
Në rajonin qendror Tiranë, në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje dëbore rreth 10 cm, të cilat janë pastruar nga kontraktori.
Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
Në rajonin verior Shkodër, në lartësi ka pasur reshje dëbore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.✅
Qarkullohet me zinxhir në:
Zalldardhë – Draj Reç
Domaj – Draj Reç
Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç – Qafë Drajë