ARRSH, tregon gjendjen në të gjitha segmentet rrugore

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e rrugëve në disa qarqe të vendit, pas reshjeve të dëborës.

Sipas ARRSH gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri në Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave të ulëta dhe reshjeve intensive të borës.

Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:

Në Rajoni Verior Shkodër: Gjatë natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktorët kanë bërë pastrimin dhe trajtimin me kripë të gjithë segmenteve rrugore.

Qarkullimi kryhet pa zinxhir në akset Kukës – Bushtricë dhe Kukës – Ura e Zapodit, Qafe Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.

Në segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë por rekomandojmë përdorimin e zinxhirëve dhe gomave të borës pasi rreshjet po intensifikohen.

Në rrugë Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borëpastruese dhe fadroma për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në pjesën fundore.

Në segmentet e mëposhme qarkullimi kryhet me zinxhirë:
Qafë Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafë Qele – Pukë – Fushë Arrëz – Kukës, Shkodër – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate.

Firmat e mirëmbajtjes po punojnë intesivisht me borëpastruese e trajtim me kripë për pastrimin total të këtyre segmenteve.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë natës dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore.

Në akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripë.

Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhirë.

Rreshje të dobëta ka patur në Gjinar dhe Steblevë.

Po punohet intensivisht për pastrimin e akseve.

Deri tani nuk ka probleme.

Në Librazhd – Qafë Thanë, ka patur rreshje me intensitet.

Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarqet Korçë dhe Gjirokastër ka reshje me intensitet të lartë.

Në akset e Korçës trashësia e borës shkon rreth 20 cm.

Në akset e Dardhës, Voskopojës, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë, Liqenas – Dogana Goricë, qarkullohen me zinxhirë.

Aksi Kryesor Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, qarkullohet me zinxhirë.

Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafë Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Përmet – Carshove, Ura e Leklit – Këlcyrë , Jorgucat – Muzinë – Syri i Kaltër, Gjirokastër-Tepelenë dhe Gjirokastër Kakavijë, qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Rruga Dukat – Llogara – Sarandë është e hapur dhe qarkullohet pa zinxhirë.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do të përkeqësohet, do ju njoftojmë herë pas here për ndryshimin e gjendjeve të akseve kryesore.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Zjarr Tv Ad