“Arsimi tek ne lë për të dëshiruar”, Edmond Tupja pesimist: Hallkat e edukimit ndodhen në pozitë të vështirë, s’ka lëvizje të sindikatave

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari dhe përkthyesi Edmond Tupja ka marrë pjesë sot në takimin e Sali Berishës me pedagogët  për të folur mbi  sfidat e arsimit të lartë.

Në fjalën e tij studiuesi tha se arsimi në vendin tonë lë për të dëshiruar, çka lidhet me largimin e njerëzve jashtë.

Sipas tij të gjithë hallkat që merren me edukimin, ndodhen në pozitë të vështirë.

Tupja: Arsimi lartë dhe edukimi tek ne lë për të dëshiruar për arsye historike, gjeografike etj., Në Korenë e Jugut numri i gjimnazistëve të vrarë është më i lartë në të gjithë botën. Unë mendoj që opozita që tani është në rrugën e mbarë, por duhet ringjallur besimi tek njerëzit, çka shpjegon largimin e njerëzve. Ata thonë: “Këtu nuk ka të ardhme”.

Pedagogët këtu duhet të zgjohen. Po sindikata ka këtu te ne? Ne nuk kemi sindikatë, unë nuk ndjej ndonjë lëvizje të ndonjë sindikate. Mendoj se shoqëria shqiptare, të gjitha hallkat që merren me edukimin janë në pozita të vështira. Kam frikë se këtu tek ne shpresa varroset e para.

Zjarr Tv Ad