Edhe pse në një moshë 34 vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë botën dhe fansat e futbollit. Lojtari portugez e konsideron suksesin e tij falë punës së bërë në stërvitje dhe mënyrës së jetesës, teksa nuk i heq asnjë meritë rivalit të tij të përjetshëm, Lionel Messi.
Po përse Ronaldo është kaq i suksesshëm?
Këtë pergjigje e ka dhenë portali i famshem “My Goal”. Sipas analizës së portalit, gjëja e parë është se Cristiano synon të arrijë gjithmonë e më lartë duke u stërvitur vazhdimisht.
E dyta është se Ronaldo luan me të dyja këmbët dhe kjo e ka bërë shumë të sukseshëm. E treta është se Cristiano nuk humbet kurrë dëshirën dhe pasionin që ka duke patur për lojën.
E katërta është se Cristiano arrinë të përshtatet në fshën e blertë. Ai e ndryshon lojën e tij sipas ndeshjes dhe rezultatit duke u përshatur me kundërshtarin dhe me ritmin e ndeshjes. E pesta është se Cristiano kujdeset shumë për trupin e tij dhe ushqimet që konsumon, duke pasur kështu një formë gjithmonë të përkryer. Në këtë mënyrë ai shmang dëmtimet dhe është i gatshëm për të bërë diferencën në fushën e blertë.