Arta Marku kërkon një mandat të plotë si Kryeprokurore, dorëzon kandidaturën

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, dorëzon kandidaturën për postin e kryeprokurores. Mësohet e kryeprokurorja në detyrë e ka nisur dokumentacionin drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbrëmjen e së dielës me postë.

Arta Marku është kandidatja e katërt në garën për kreun e akuzës pas regjistrimit të prokurorit të krimeve të rënda Olsian Çela, prokurores së  Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj dhe avokatit Lulzim Alushaj.

Gara- Këshillli hapi garën me 19 mars, pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë.

Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.

Afati përfundimtar është 29 prilli por përshkak të pushimeve shtyhet deri më 2 maj.

Zjarr Tv Ad