Arta Marku merr miratimin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidate për një vend në Gjykatën Kushtetuese

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeprokurorja Arta Marku ka marrë miratimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të vazhduar garën për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetarja e Panorama.al Nikoleta Kovaçi bën me dije se në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme është marrë në shqyrtim edhe kandidatura e Genti Ibrahimit, ish kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sa i takon Ibrahimit, KLP nuk ka ende një vendim pasi figura e tij po verifikohet.

Marku do të kandidojë për vakancën e shpallur nga institucioni i kreut të shtetit, ndërkohë që deri më tani është skualifikuar nga gara kandidatja Elida Take./panorama.al

Zjarr Tv Ad