ARTA MARKU NË SITËN E VETINGUT

0
216
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit cakton datën e seancës dëgjimore në kuadër të vettingut për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Sipas shpalljes së bërë nga KPK, drejtuesja e përkohshme e organit të akuzës, do të dalë para trupës së KPK në datën 3 korrik në ora 10.00 të paradites.

Trupa Gjykuese që do të shqyrtojë çështjen përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Arta Marku i nënshtrohet vettingut me përparësi për shkak të detyrës që mban si kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e lartë të prokurorisë.

Në rast se KPK e konfirmon në detyrë Arta Markun, asaj i lind e drejta për tu zgjedhur si drejtuese e organit të akuzës me një mandat të plotë 7-vjeçar sipas ligjeve të reja të reformës në drejtësi.

Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të prokurorisë së Përgjithshme duke zënë postin e Adriatik LLallës të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim.

Zjarr Tv Ad