Artan Fuga: Nëse përdor trupin, nuk je më deputet! Këta s’kanë popull që t’i ndjekë dhe përdorin trupin

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Artan Fuga i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV foli për tensionet në Kuvend. Fuga tha se një deputet nuk mund ta përdorë trupin e tij, sepse ai përfaqëson një vullnet dhe vullneti nuk ka trup, por votë. Nëse duam të shkojmë në Evropë, thotë Fuga, deputeti nuk vë në përdorim trupin.

“Seanca e djeshme në Parlament më solli shumë trishtim. Deputeti nuk mund të përdorë trupin e tij. Unë jam i ndikuar nga filozofia e së drejtës hegeliane që një deputet nuk është individual. Është abstrakt. Ai përfaqëson një vullnet dhe vullneti nuk ka trup, ka vetëm votë.

Nëse duam të shkojmë në Europë, deputeti nuk vë në përdorim trupin. I majtë, i djathtë i qendrës nuk mund të ndodhë.

Sa herë që një grup i caktuar qoftë deputetë apo militantë, radikalizohet në akte force, aq më shumë tregon se mbështetjen masive nuk e ka.

Radikalizimi i minorancave tregon që minoranca nuk ka më mbështetje. Nëse deputetët do të kishin fuqi të sillnin popullin në shesh për kauza të drejta nuk do të kishin nevojë të përdornin trupin. Kjo tregon që nuk kanë mbështetje.

Për mjerimin e parlamentarizmit shqiptar nuk flas vetëm për opozitën por për parlamentarizmin. niveli i kulturës demokratike në funksionin e komisioneve, në funksion të shumicës dhe pakicës, njohjen e të drejtave të opozitës, është në nivel të mjerueshëm. Të tria këto bashkë bëjnë mjerimin.

Fatkeqësisht kuvendi i Shqipërisë ka dhe një ves tjetër. Nëse të gjithë deputetet çmenden, ata mund të vazhdojnë të qëndrojnë deputetë dhe mund të bëjnë ligje të çmendura. Në demokracitë e pjekura k një instrument që mund të shpërndajë parlamentin; presidenti.

Nëse ne do afrohemi në Evropë dhe do bëjnë reformat juridike, kjo fillon me Kuvendin. Një parlament që është në krizë, mund të shpërndahet nga një pushtet tjetër edhe kalohet në zgjedhje. Kështu radikalizmat shuhen dhe deputeti nuk humb mandatin”, tha Fuga.

Zjarr Tv Ad