Artan Hoxha bën deklaratën bomb.ë: Arben Ahmetaj e fundosi Ramën me deklaratën e tij…

0
177
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Gazetari Artan Hoxha e quan absurde mënyrën se si kryeministri Edi Rama po “ankohet” për Arben Ahmetajn, sepse e ka patur bashkëpunëtor të afërt. 





I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Ahmetaj po fajësohet me dyshimet se ka “shitur” dosjen e inceneratorëve te opozita. Ai shtoi se Ahmetaj nuk ka patur mundësi të jetë arkitekti i aferës së inceneratorëve, pasi nuk e kishte atë pushtet. 





Në një vend normal, me një opozitë normale, kjo do të ishte akuza më e madhe direkte për kryeministrin që njerëzit e tij më të afërt, ose përfundojnë në burg,  ose ai del dhe flet. Kujt ja faturon ai Arben Ahmetajn? Është krahu i djathtë i kryeministrit. Kujt i qahet për këtë? Çfarë po bën? Kujt po i ankohet?





Doli dhe tha, po të isha gjykatës kjo histori do të shkonte më keq. Pastaj në darkë pamë veprimet e BKH, që vajti te resorti, po janë shumë vila të tjera atje, futi një krehje…





Në rastin konkret, jemi në një histori si inceneratorët. E kemi çdo ditë dëmin, ndërkohë merremi me… Shiko çfarë bën pushteti, të devijon aty. Arben Ahmetaj po fajësohet se ka shitur dosjen e inceneratorëve te opozita. Çfarë po bëjmë? Kush na intereson ne?





Le ti bien ministrat, por ne na duhen inceneratorët. Inceneratorët i ka sekuestruar përmbarimi, i ka marrë banka, nuk merremi me thelbin, që janë paratë e shqiptarëve.





Edi Rama bën sikur nuk e ka të vetin, por ja kanë dhënë me zor dhe një ditë të bukur po merr vesh që ai merrte dardha prapa shpine. Fjalia e Ben Ahmetajt, që tha “nuk jam aq i fuqishëm sa të kaloj gjithë ato vendime”, ky është thelbi i inceneratorëve.





A ishte Ahmetaj kaq i rëndësishëm sa të kalonte brenda ditës 17 vendime? Ben Ahmetaj na e dha përgjigjen, tha nuk isha kaq i rëndësishëm”, tha Hoxha. 





Zjarr Tv Ad