Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Më kanë shpallur “non grata”, më ofruan pasaportë në këmbim të heshtjes

0
301
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar në emisionin “Log” në ABC, se është shpallur “non grata” nga Greqia.

Mes të tjerash, Hoxha ka zbuluar edhe një prapaskenë të ndodhur rreth një vit më parë lidhur me këtë çështje. Sipas tij, grekët në këmbim të heshtjes së tij, i kanë ofruar pasaportë greke dhe heqjen e të gjitha penalizimeve, por ai nuk ka pranuar.

Sipas Hoxhës, grekët nuk mund t’i lejojmë që të ngrenë va*rreza memorialë në pikat ku ata pretendojnë kufijtë territorialë.

“Më kanë ofruar në këmbim të heshtjesh. Më kanë shpallur “non grata”. Në këmbim të heshtjes më kërkuan të heshtja dhe më thanë të japim dokumentet dhe pasaportën greke. I respektoj se kam shumë miq. Se kam punuar atje. Por kam zgjedhur të mbaj pasaportën time. Sot nuk mund t’i tolerojmë. Incidentet janë të pashmangshëm. Vijnë autobusë me nxënës grek. Vitin e kaluar më janë ofruar të më hiqen të gjitha penalitetet më janë ofruar dokumentet. E kuptoni si është situata. Në terren. Nuk mund të mbyllim sytë dhe të lejojmë va*rreza memorialë. Nuk mund të vendoset pikërisht aty në vijë të kufirit ku ka pretendime territoriale”, u shpreh Artan Hoxha

Zjarr Tv Ad