Artan Hoxha, i ka bërë një paralajmërim Lulzim Bashën, duke i thënë që të bëjë kujdes, në zgjedhjet e 25 prillit. “O Bos, bej kujdes. Duan me ta fut. Duket qe s’merr vesh nga futbolli”, shkruan gazetari Hoxha, duke nxjerrë një foto të Bashës me top në dorë. “Se çfare nuk pret nga keta, qe luajne me top basketbolli(pesha 650 gram). E sigurt qe nuk u del topi jashte porte, plus te blejne dhe portierin”, shton më tej Hoxha.
Postimi i Hoxhës:
“Si eshte ajo batuta te “Mengjese lufte”,
“Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vetë”….
O Bos, bej kujdes. Duan me ta fut. Duket qe s’merr vesh nga futbolli.
Te kane dhene top volejbolli(pesha 260 gram), qe eshte topi me i lehte ne ndeshjet sportive.
Ky top peshon gati 2 here me pak, se topi i futbollit(pesha 450 gram).
Kur e gjuan penalltine me topin qe mban ne dore ti, e sigurte qe fluturon mbi porte…
Nga nje mik qe ta do te miren.
Te lutem anonim.
Se çfare nuk pret nga keta, qe luajne me top basketbolli(pesha 650 gram).
E sigurt qe nuk u del topi jashte porte, plus te blejne dhe portierin”- kështu ka shkruar Artan Hoxha.