Artan Hoxha jep detaje për sulmin ndaj Top Channel: “Targa i është vjedhur kameramanit të…”

0
373
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Informacioni më i saktë që nga momenti i ngjarjes deri më tani është dhënë nga Qetsori në Big Brother

Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnate, ku një grup i armatosur me kallashnikovë, ka sulmuar televizionin Top Channel, duke lënë të vdekur në vend rojen e objektit, Pal Kola.





I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha e ka cilësuar ngjarjen si një sulm “tipik mafioz”, duke deklaruar se ai mund të realizohet vetëm nga persona që kanë resurse ekonomike dhe se ka pak grupe kriminale në vend, që kanë mundësi ta realizojnë atë.





Hoxha tha se ngjarja është një mesazh i qartë dhe se autorët, kanë dashur të tregojnë se nuk kanë frikë as nga shteti. Ai shtoi se policia nuk ka arritur ende të ketë një identikit të autorëve.

“Nga momenti që ka ndodhur ngjarja dhe deri tani, informacioni më i saktë është dhënë nga Qetsori në Big Brother Vip. Duke qenë nga Vlora, e dalloi që ishte kallashnikov direkt. Njeriu më i pafajshëm, që ishte për bukën e gojës, është Pal Kola, roja që u vra.





Ngjarja është tipike mafioze. Mënyra e organizimit dhe realizimit, është ngjarje tipike mafioze nga ato që kemi parë në atentatet e krimit të organizuar në Shqipëri. Një automjet i grabitur, një targë e grabitur, një skuadër që vepron me kronometër.

Pas një ore gjendet makina e djegur me armët brenda dhe nga aty ndërpritet cdo fije. Kështu ndodhi edhe në Don Bosko. Këtë rradhë e kanë bërë edhe më shkurt, sepse rruga ka qenë me e lirë.





Policia edhe orarin kur ka ndodhur ngjarja, nuk e ka të saktë. Ngjarja ka ndodhur ne 12:40. Një fuoristradë Range Rover…. Atentatet kanë kosto, mjetet, koha që harxhon dhe qitësi, apo skuadra e ekzekutimit. Në rastin konkret, mjeti i përdorur, një Range Rover i grabitur në Shkodër. Targa i është grabitur një kameramani të Top Channel, pastaj ai e ka shitur.





Autorët vijnë nga krahu i autostradës, kalojnë para Top Channel, ecin 200 metra, kthejnë makinën, rikthehen para Top Channel dhe fillojnë të qëllojnë. Nuk është goditur pjesa nga është ndodhur roja i parë, por është goditur dera në krahun e majtë.

Fuoristrata është afruar, ka ulur shpejtësinë dhe menjëherë dy persona kanë qëlluar në drejtim të Top Channel. Janë dy kallashnikovë që qëllojnë. Është goditur gardhi rrethues i Top Channel. Nga aty, kanë hyrë në katin e dytë të Top Channel.





Plumbi ka hyrë në një nga tubat e gardhit, ka bërë rikoshetë, ka hyrë në një panel alumini dmbi I he kur predha kë hyrë në trupin e Palit, ajo shkakton më shumë dëm se plumbi i padëmtuar.

Roja është përpjekur të hapë derën në drejtim të rojes tjetër dhe aty e kanë lënë fuqitë dhe ka dhënë shpirt, ka rënë në tokë dhe ka humbur jetën. Sido që ta marrësh, dëm kolateral, Pal Kola është njeriu më i pafajshëm në këtë histori. Rojet nuk përbënin asnjë rrezik për autorët.





Mediat nuk i ruajnë rojet, mediat i ruan reputacioni i tyre, imazhi që kanë. Autorët nuk kanë patur asnjë motiv të godisnin rojet e sigurisë.

E dyta, a kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla. Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit.

Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos. Ata kanë sjellë një mesazh shumë të fortë, një mesazh që atyre që u është adresuar, ka brenda edhe faktin që ne nuk duam t’ja dimë për shtetin.

Kanë ardhur kanë qëlluar dhe kanë ikur. U kapën disa persona që shkonin në drejtim të Vlorës, u verifikuan. Nuk ka dalë gjë deri tani. Pra ne sot, nga ora 00:40 deri në momentin që po flasim, nuk ka asnjë lloj identikiti të autorëve të krimit. Janë të paktën tre veta. Ende në këtë moment nuk kemi një shpërblim që jepet në raste të tilla”, tha ndër të tjera Hoxha.

Zjarr Tv Ad