Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë derisa të formohet qeveria e re në mesin e shtatorit…

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste (PS), ka fituar bindshëm Zgjedhjet Parlamentare 2021 që u zhvilluan të dielën e kaluar. Kundër të gjithëve, Kryeministri Rama siguron mandatin e tretë, por opozita pretendon se qeveria ka vjedhur Zgjedhjet.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, teksa ka komentuar përplasjen e politikanëve këto ditë. Ai shprehet se deri sa qeveria e re të fillojë të formohet në mesin e shtatorit, shqiptarët që merren me kanabisin do ta kenë shumë të lehtë punën e tyre, pasi policia dhe politikanët tanë po zihen.

Postimi i Hoxhës:

“Tani tu kthehemi halleve tona. Perpara kemi fushaten e kultivimit të narkokultures, product of Albania… Deri sa ta lidh shamine në koke qeveria e re dhe te nis punimet kuvendi i ri, në mesin e shtatorit, çunat tane duar-arte dhe kembeshpejt, e kane mbjelle, rritur, korrur dhe magazinuar pa firo, ate tremujorshen tajlandeze…

Sezon të mbare çuna. Punoni të qete, se policia dhe politikanet tane hajdute, po zihen se kush e vodhi me shume njeri-tjetrin…”.-shkruan Hoxha.

Zjarr Tv Ad