Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se duket sikur personazhe të caktuar janë toleruar nga prokuroria, megjithatë ata janë gjithashtu nën hetim.
Duke iu referuar burimeve nga SPAK, gazetari thotë se nuk përjashtohet mundësia që të merren të pandehur.
“Është një çështje në hetim. Nuk do të mbyllet kaq shpejt. Interes ka se çfarë po bëhet me këtë hetim dhe a do të shtrihet më tej. Deri tani nga ajo që kemi parë rezulton që ka qenë skenë e gjerë ku janë përfshirë shumë personazhe. Janë financuar fushata elektorale dhe media për të deformuar realitetin. Jo më kot e kam ngritur si problem. Përderisa funksionarët janë marrë në ndjekje, a mos duhet parë edhe këto financimet në media. Financimet më të mëdha janë bërë gjatë fushatës elektorale.
Deri tani ky hetim ka pasur dy faza jemi në pritje të fazës së tretë. Janë shtrirë kryesisht me të Elbasanit dhe Fierit. E treta është më i kushtuari, ky është 128 milion euro dhe nuk ekziston. Te dy të parët kemi një objekt, në Tiranë kemi vetëm një landfill.
Jemi në pritje të Tiranës se çfarë do të bëhet. Edhe kjo që është bërë deri tani është sukses. Prokuroria ka boll elementë, e ka shpërbërë skemën. Por ndodhet ara faktit që a do të ketë vullnet të shkojë më lart. Ka disa personazhe të zgjedhur publik që duket sikur janë toleruar nga prokuroria. Më është thënë që i kemi nën hetim. Nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të merren nën cilësinë e të pandehur.
Për Tiranën janë akoma duke hetuar. Presioni për Tiranën është jashtëzakonisht i madh”, tha Hoxha.