Artan Hoxha plas bombën e madhe: SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari bashkie, gjykata nuk e miratoi…

0
491
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme se pak muaj më parë SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari të një bashkie më të vogël se Tirana, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Ai u shpreh se gjykata nuk e ka miratuar këtë kërkesë, e cila sipas tij do i kishte dhënë SPAK më shumë zemër për të çuar përpara hetimet.
Hoxha deklaroi në ABC se Arben Dervishaj, i cili u vu në pranga ditën e sotme është i treti në listë i vënë në pranga për nga rëndësia duke përmendur Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën.

“Prokurori i SPAK ka kërkuar arrestimin e një kryetari bashkie për Inceneratorët, gjykata nuk e ka miratuar. Po të miratohet ai urdhër do të ishte më e lehtë për Tiranën.

Por sot kemi vetëm ministrin e mjedisit. Arben Dervishaj është i treti në listë nga këta që janë arrestuar për nga rëndësia. Po të ishte miratuar kërkesa e prokurorit SPAK do të merrte zemër”, tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad