Artan Hoxha reagon pas deklaratave të kryeministrit Rama, tregon propozimin e papritur që ka marrë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar rritjen rekord të çmimit të naftës dhe deklaratat e kryeministrit Rama se shteti nuk ndërhyn dot.

Postimi i Hoxhës:

Dy here ka folur deri tani, se qeveria nuk nderhyn ne rritjen e çmimit te naftes dhe e çoi pazarin e mushkave te Leskovikut, sa makinat Tesla me bateri te Elon Muck… Dhe me pati xhaxhai kaq here, qe kur mushkat kushtonin sa nje çader plazhi te Zamiri ne Palase.

“Blije nje mushke, ta kesh.

Nuk te kushton, nuk te harxhon.

Ne kohe paqe ja le ta punoje dajua ne kembim te ndonje keci ne hell çdo behar.

Ne kohe lufte mushka eshte si floriri.

Nuk i humb vlera kurre, te mbaron pune, te zgjidh hallin. Ben dhe ndonje leke me te, se ben pune edhe per te tjeret”….

Jo qe jo une.

Ik o xhaxha ku merr vesh nga lufta ti!!

Ti shkollen ne Çepan e ke bere….

Tani e kuptoj pse keta te Çepanit ose qe kane bere shkollen ne Çepan, ja dine mire vleren floririt.

Madje nga anet tona, kur te pyesin, nuk te thone:

Si je o filan?!

Por te thone:

“Si je o flori”….

Tani po e kuptoj pse ai miku ne Miçan te Permetit, e mbante pazarin e mushkes 2000 euro, qe parvjet ne behar pa u korrur hashashi.

Tani nuk ta nderron koke per koke as me Hummer-in e Misirit.-shprehet Hoxha.

Zjarr Tv Ad