Artan Hoxha zbulon kush ia dha Bashës informacionin për 3.8 mln eurot e sekuestruara

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv foli për skandalin e Toyota Yaris dhe rolin e Bashës në këtë çështje.

Hoxha thekson se Bashës i është dhënë informacioni me mirëbesim nga një ish-polic i rangut të lartë.

“Nga informacioni që kam unë Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk ka qëndruar dot tundimit. Infot janë dhënë nga një ish-polic i rangut të lartë, që ka njohje personale me Bashën. Njeriu që i ka dhënë infon ka qenë i përfshirë vetë në operacion. Ne e dimë sot të kujt janë ata para.

3.4 milionë eurot janë nga trafiku i një grupi shqiptar që vepron në Amerikën Latine.

Basha ka tentuar që të përdorë historinë politikisht, pa llogaritur pasojat. Basha është mësuar që të mbyllë rastet me procedurë, ai do që të mbyllë këtë histori me autoritetet belge. E çuditshme është se pse Basha ka statusin e të pandehurit, si të tjerët”, deklaroi Hoxha.

Zjarr Tv Ad