Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar vr-asjen e të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësinë e Madhe, trupat e të cilëve u gjetën 5 ditë pas ngjarjes, pranë një parcele me kanabis në zonën e Malësisë.
Hoxha, ishte i pari që denoncoi këtë ngjarje të rëndë që të dielën e shkuar, ndërkohë që shtoi dje se, në Shqipëri po ndodh një fenomen i rrez*ikshëm: Grabitja e ka*nabisit, e cila mund të prodhojë të tjera viktima.
“Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës. Unë jam njoftuar për ngjarjen gjysmë orë, ose një orë pasi janë dëgjuar breshëritë.
Personat që më njoftuan, ishin pranë zonës. Të trembur nga jehona, pasi ishte zonë e thellë, fillimisht menduan se ishte shkëmbim zjarri, pasi është momenti kur bima është në prag të korrjes. Sivjet për shkak të çmimit të lartë, ka pasur shumë raste që kanë ndodhur grabitje të të mbjellave të k*anabisit.
Ka grupe të a*rmatosura që grabisin të mbjellat. Edhe ata policët që kanë dalë garantë, nuk mund të mbrojnë të mbjellat, pasi duhet të vendosin furgonin aty. Shpresojmë të mos ketë ngjarje të tjera”, u shpreh Hoxha.
Sipas tij, autori i ngjarjes, Danjel Pepa, mendohet se është larguar nga Shqipëria.
“Danjel Pepa, mendohet se është larguar nga Shqipëria, pasi vr-asja pasohet me hasmëri”, tha ai, duke theksuar mesazhin e vëllait të autorit, që i shkruante atij që më mirë të vr-asë veten.