Artan Lame kallëzohet në SPAK

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Laprakës kanë  kallëzuar sot  në SPAK Kreun e Kadastrës Artan Lame dhe firmën “Salillari”. Ata shprehen se projekti i Unazës së Madhe parashikon prishjen e objekteve në Laprakë.

“Kemi vendosur t’i drejtohemi SPAK me një kallëzim penal ndaj Kadastrës dhe Salillarit që ka fituar këtë tender, për të cilin ne kemi dyshime. Kallëzimi është depozituar në SPAK.

Banorët kanë që në 2006 që presin të legalizohen banesat e tyre. Nuk kemi asnjë procedurë ligjore”, u shprehën ata për mediat. Më tej ata kanë treguar se banesat që parashikohen të shembet janë ndërtur që në vitin 2000  apo ndoshta më herët.

“Ne duam që projekti të bëhet, por duam të ketë një respektim ligjor. Të merren masat e duhura për t’i ardhur në ndihmë banorëve që i preken banesat. Duam që para se të nisin shembjet të merren masat dhe më pas të vijohet. Ne jemi pro projektit, por kostoja që na kanë ofruar është e lartë. Ligjet shqiptare po shkelen me të dyja këmbët. I bëj thirrje institucioneve të dialogojnë t’i japin zgjidhje e më pas të vazhdohet me projektin”, u shpreh një nga banorët, pas kallëzimit në SPAK.

Zjarr Tv Ad