Artan Lame: Të gjithë tokat bujqësore me Ligjin 7501 do të marrin hipotekë…

0
1208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej vitesh, fermerët kërkojnë të pajisjen me certifikatë pronësie të tokës bujqësore, pas disa ditësh duhet të dorëzojnë dokumentet në Drejtoritë Rajonale të Kadastrës.

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, tha se; shumë shpejt do të hapen dyert për të pritur dokumentet që provojnë ndarjen e tokës, sipas Ligjit 7501, duke i dhënë fund problemeve që ka patur me kontestimet e tokës bujqësore dhe pajisjen e tyre me hipotekë.

“Kadastra Shqiptare është duke marrë masat e fundit organizative për aplikimin në territor edhe të kësaj pjese të legjislacionit të ri. Dokumentacioni ekzistues i tokës po mblidhet pranë drejtorive tona rajonale nga të gjitha burimet e Bashkitë, njësitë vendore, këshillat e qarqeve.”

Me aplikimin e ligjit të përfundimit të proceseve kalimtare të pronësisë dhe dy vendimeve që e bëjnë atë të zbatueshëm, të gjithë fermerët që kanë një akt të marrjes së tokës në pronësi përfitojnë automatikisht hipotekë, edhe fermerët që punojnë faktikisht tokën por nuk kanë AMTP, ndërsa nuk do të ketë më konstestime për madhësinë e përfituar në bazë të numrit të anëtarëve të familjes.

“Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm 4: a) truall; b) vepër e infrastrukturës publike; c) rërë bregdetare, plazh; d) sipërfaqe ujore.”

Janë 450 mijë familje që kanë përfituar 1.8 milion pasuri tokë bujqësore, nga procesi i ndarjes së tokës me Ligjin 7501, gjysma e të cilave është ende e pacertifikuar.

Zjarr Tv Ad