Arti në zi! Ndahet nga jeta parakohe regjisori i njohur shqiptar

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes së tij, aktores së njohur Luiza Xhuvani, fëmijëve por edhe miqve e të njohurve.

Ai do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Zjarr Tv Ad