Në shkrimin e titulluar “Po na vjen shoku Putin’, Petroviq ka thënë se Serbisë asnjëherë nuk i ka ardhur asnjë dobi nga Rusia, duke kërkuar kështu që shteti i tij të njoh Kosovën dhe t’i vendos sanksione Rusisë.
“Pa na brejtur ndërgjegjja e pa kurrfarë ndjenje se i kemi borxh dikujt, e më së paku Rusisë, të bëjmë edhe një përpjekje të madhe për njohje të Kosovës, t’i vendosim sanksione Rusisë dhe të harmonizojmë politikën tonë të jashtme me atë të BE-së. Të përpiqemi për anëtarësim në BE dhe Aleancën veri-atlantike”, ka thënë Petroviq.
Vendosja e taksës nga Prishtina, dhe vendimi i Beogradit për mos njohje të Kosovës sipas tij është sikurse ajo pyetja e vjetër “pula apo veza’.
“Kësaj radhe të mos mbetemi pa vezë dhe pa pulë”, ka përfunduar ai.
Vizitën e Putinit dje në Beograd e kanë kritikuar edhe shumë pjesëtar të shoqërisë civile.
Ata kanë thënë se kjo vizitë do të rrënojë edhe më tepër demokracinë dhe shtetin serb.