Artur Zheji nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: SPAK do godasë majtas

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, rikthimin në krye të PD-së të Sali Berishës.

Zheji shprehet se mbas këtij zhvillimi në PD, është vënë re një ndryshim strategjie tek kryeministri Edi Rama.

“Pavarësisht se kemi opozitë të ndarë por unë them se ca si ta pavarur do shkojnë te vatha, do bashkohen. çështja e mediave dhe korrupsionit është shumë e ndjeshme, por kryetari i ri i opozitës është në pozicion.., sepse ka një non-grata, është një siklet i madh, sot e provokuan në Kuvend dhe do ta cënojnë sërish. Nuk mendoj se ne mund të ndryshojmë të dhënat e ekuacionit, por vetëm ta zgjidhim. Kemi tani zërin kryesor Berishën, ai këtë donte dhe këtë e fitoi. Do ta shohim si proces, mendoj se Rama jep shenja të një strategjie të re, të shpërfilljes ose të prekjes në plagë”, tha Zheji.

Më tej Zheji u shpreh: “SPAK do godasë majtas. Ka dosje që po përfundojnë. Opozita t’ia lërë Ramës të sulmojë SPAK-un. Nëse do çojë në SPAK dosje dhe ka mundësi dhe ka instrumente, mjete, njerëzit.

Të kopsisë dosjet t’i çojë në SPAK, atëherë mundet që kjo opozitë me Berishën kryetar të bëjë një hop substancial. Në qoftë se do ta çojë deri në fund, të mos bllokohet te sharmi i denoncimit, që e qan doktori, dosja në SPAK mund të krijojë balanca të reja. Mundësia e vetme, logjike është vetëm një aleancë e fortë e opozitës me SPAK.”

Zjarr Tv Ad