“As marr kushte, as kam kushte”/ Berisha flet për bashkëpunimin me grupin e Alibeajt: Primaret janë ekzistenciale për PD

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme në seli, kryetarët e partive jo parlamentare, aleatë të Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat përpara se të hynte në selinë e PD-së, Berisha është pyetur lidhur me bashkëpunimin me grupin e Enkelejd Alibeajt për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale.

Berisha i është përgjigjur Gazment Bardhit, duke u shprehur se nuk ka asnjë kusht për bashkëpunimit, teksa theksoi se nuk pranon të marrë kushte.

Ndër të tjera, Berisha tha se nuk tërhiqet nga procesi i primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Berisha: As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë të propozojë të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet e ekzistencës  së kësaj force. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret.

Vijon…

Zjarr Tv Ad