“As mish as peshk”/ Përplasen Xhaçka dhe Tabaku: Po flet kodra pas bregut

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar aktin normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se parlamenti trajtohet si noter pasi Rama e ngriti flamurin me 20 korrik dhe sipas saj kërkon të justifikojë veprimin e tij.

Gjithashtu tha se nuk dihet cilat janë institucionet që po merren me integrimin duke thënë se “nuk janë as mish as peshk”. Nuk vonoi replika nga Xhacka, e cila i tha se duhet të përmbahet dhe të mos bëjë diskutime ‘kodra pas bregut’ se të gjithë e dinë kush nuk është as mish, as peshk.

“Unë ndjej keqardhje, jo se nuk do parlamenti se përpiqet të përdorë çdo instrument që ka në dorë, por për të marrë masa reale. Është fatkeqësi që ne nuk kemi pasur një Ministri Integrimi. U përpoqa të lexoja se si janë ndarë, as mish as peshk dhe sot mblidhemi për të diskutuar për flamurin. Vlerat e BE-së i respektojmë duke respektuar qytetarët që po largohen nga Shqipëria. Besoj që e gjithë opozita do të mbështesë këtë akt normativ se nuk ka asgjë të keqe, por ndjej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter ku kryeministri më 20 korrik ngre flamurin, më pas ngre aktin normativ për të justifikuar veprimin e tij.

Po për çfarë jemi ne këtu? Për çfarë e ngremë kartonin? Shpresoj që muaji i fundit të ketë qenë reflektim për qeverinë shqiptare. Ne duhet të heqim dorë nga protagonizmi i tepërt dhe mania për të qenë i pari kudo. Sot qeveria nuk e ka kuptuar ende që ka ndryshuar metodologjia. Procesi i integrimit ky është, i ndryshimit, së pari të administratës dhe më pas të qytetarëve. Nuk ka qenë ndonjë strukturë kaq e shpërndarë në një moment kaq të rëndësishëm sa ndodhet Shqipëria. Procesi i integrimit europian na bashkon. Unë e gjykoj ta shohim me përulësi, të angazhohet parlamenti dhe të shohim çfarë të bëjmë për procesin e integrimit. Të gjithë dje, pavarësisht kahut e dënuan sulmin kibernetik për Shqipërinë. Unë përshëndes mbështetjen e SHBA-së, por edhe të gjitha masat që u morën dje ndaj Shqipërisë, por shpresoj që milionat e tenderave të kishin shërbyer për të mos arritur në këtë nivel. Të nisim diskutim për masat që po merr qeveria për sulmet e tjera kibernetike. Me notën pozitive të mbështetjes për proceset e rëndësishme dhe kërkesës për ta bërë debat të hapur edhe për qytetarët”, tha Tabaku.

Ndër të tjera, minsitrja Xhaçka i është përgjigjur, duke i thënë të mos flasë “kodra pas bregut” dhe se për “as mish as peshk” është opozita.

“Më vjen keq për fjalorin e përdorur, për konceptet e gabuara që ka për vlerat europiane. Ky është diskutim i gjatë, si i diskutojmë ne dhe si i diskutoni ju. Ne, edhe pse u bëmë vend kandidat, pritëm hapjen e negociatave për një akt ligjor e simbolik. Më vjen keq, por juve thatë që s’qenkemi as mish, as peshk. Të gjithë e dinë nuk ka as mish as peshk më shumë se ju. Më vjen keq që s’i keni kuptuar ende strukturat që janë sot për të negociuar me BE-në. Do t’ju thosha që të përmbaheshit nga këto diskutimet ‘kodra pas bregu’ në një moment kaq të rëndësishëm që ky akt normativ nuk duhet të bëhej pjesë e debatit politik”, tha Xhaçka.

Zjarr Tv Ad